KIEV, 21 qershor /ATSH-DPA/- Dërgesa e parë e armatimeve të rënda nga Gjermania ka mbërritur sot në Ukrainë. Berlini dëgoi një nga sistemet më të fuqishme të artilerisë konvencionale në kohët moderne, “Howitzer 2000”, rreth katër muaj pasi Rusia nisi luftën ne Ukrainë.
Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov falënderoi homologen e tij gjermane, Christine Lambrecht për dërgimin e armëve, ndërsa ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Andriy Melnyk shprehu gjithashtu mirënjohjen ndaj qeverise gjermane.
Sipas Kievit ky ishte vetëm hapi i parë i rëndësishëm për të forcuar aftësitë mbrojtëse të ushtrisë ukrainase ndërsa i bëri thirrje qeverisë gjermane të sigurojë dërgesa të mëtejshme.
“Industria gjermane e mbrojtjes është gati të prodhojë 100 “Howitzer” të rinj vetëlëvizës për Ukrainën Shpresojmë që kancelari Olaf Scholz dhe Këshilli Gjerman i Sigurimit të miratojnë kërkesën përkatëse”, tha Reznikov. //a.i/




















