Ballina Flash

MSHMS: 35 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

TIRANË, 20 qershor /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 165 testime për COVID-19, nga të cilat kanë rezultuar të infektuar 35 qytetarë, nuk ka pasur asnjë humbje jete dhe ka pasur 141 të shëruar.

Në informacionin për situatën në 24 orët e fundit, MSHMS bëri të ditur se, janë kryer 165 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 35 qytetarë, në këto bashki: 22 në Tiranë, 4 në Durrës, 3 në Peqin, nga 2 qytetar në Lushnjë, Pogradec, nga 1 qytetar në Himarë, Korçë.

“Janë 685 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë.

“Janë shëruar 141 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,262 që nga fillimi i epidemisë”, informon MSHMS.

Statistika (20 qershor 2022)

Raste të reja ditore            35

Të shëruar në 24 orë       141

Të shtruar në spitale         9

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 1 65

Testime totale               1,838,470

Raste pozitive                  277,444

Raste të shëruara             273,262

Raste aktive                         685

Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             530

Fier                  42

Vlorë                42

Durrës              19

Lezhë               14

Gjirokastër         9

Korçë                  9

Elbasan               7

Berat                   6

Shkodër              4

Dibër                  2

Kukës                 1

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak650 këngëtarë dhe valltarë pjesë e festivalit “Sllovenia në Durrës 2022”
Artikulli tjetërKapet në Pogradec i shumëkërkuari nga drejtësia turke