Ballina Aktualitet

Meta në Forumin e Bakusë: Platformë unike e personaliteteve të dalluara

TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Ilir Meta po merr pjesë sot në Forumin IX Global të Bakusë “Rezistenca globale, bashkëpunimi global”.

Meta theksoi se ky forum është një platformë unike e personaliteteve të dalluara nga të gjithë sektorët e qeverisjes, jetës politike dhe shoqërore në botë, të organizuar nga Qendra Ndërkombëtare ‘Nizami Ganjavi’.

Meta u shpreh se, “pasojat e pushtimit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga Rusia, si dhe hapat që duhen ndërmarrë në një epokë pas pandemisë COVID-19 do të jenë temat kryesore të këtij forumi të rëndësishëm, të cilit i uroj rezultate të frytshme, si dhe që të gjitha mendimet dhe idetë e shprehura këtu, të na shërbejnë për të rënë dakord, nëpërmjet angazhimeve konkrete për të garantuar një të ardhme sa më të mirë për vendet tona!”.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKIEV – Scholz: Do ta ndihmojmë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme
Artikulli tjetër“Muza Competition”, Anisa Dudaj fituese e konkursit që solli në Tiranë artistë nga Kosova