NJU JORK, 16 qershor /ATSH-AA/- Ekspertët e Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) njoftua se vaksina kundër COVID-19, e prodhuar nga kompania farmaceutike “Moderna” mund të aplikohet te grupmoshat 6-17 vjeç.
Grupi i ekspertëve rekomanduan përdorimin e vaksinës kundër COVID-19 “Moderna” për fëmijët dhe adoleshentët e grupmoshave 6-17 vjeç.
Deri më tani vaksina “Moderna” ishte miratuar për përdorim vetëm te të rriturit.
Nëse FDA do të zbatojë vendimin rekomandues të ekspertëve, “Moderna”do të jetë kompania e dytë në SHBA që miratohet për përdorim edhe te fëmijët.
Qershorin e kaluar, “Moderna” aplikoi për miratimin e vaksinës kundër COVID-19 për grupmoshat 12-17 vjeç, por mori përgjigje negative nga FDA-ja mes shqetësimeve se vaksina mund të shkaktonte një sëmundje të rrallë në zemër. //a.i/























