TIRANË, 13 qershor /ATSH/ Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.
Policia e Fierit ka konstatuar duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, 6 shtetas, të cilët janë arrestuar në flagrancë.
“Janë proceduar administrativisht gjithsej 2186 drejtues mjetesh. 627 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë”, informon Policia.
Policia thekson se, janë proceduar administrativisht 194 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit. 261 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
“Janë vendosur 440 masa administrative për parakalime të gabuara. Janë pezulluar 81 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 1 tjetër për drejtim automjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Janë vendosur 60 masa administrative për drejtim të moto-mjetit pa kaskë mbrojtëse”, vijon njoftimi.
“Gjithashtu janë vendosur 554 masa të tjera administrative për shkelje të rregullave të ndryshme qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia Rrugore e Fierit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe të shëndetit të qytetarëve.
/r.e/























