Ballina Bota

KIEV – Vullnetarë nga 55 vende luftojnë me forcat e Ukrainës

KIEV, 13 qershor /ATSH-DPA/- Vullnetarë nga rreth 55 vende i janë bashkuar Ukrainës në luftën kundër pushtuesve rusë, sipas “Lidhjes për Ukrainën”, një njësi ushtarake e huaj e forcave ukrainase.

Një zëdhënës konfirmoi sot se po dërgoheshin vullnetarë kryesisht nga Britania e Madhe dhe SHBA-ja, por edhe nga Polonia, Kanadaja, Gjermania, Brazili, vendet baltike, Australia, Koreja e Jugut dhe shtetet nordike, kryesisht nga Finlanda.

Me herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje vullnetarëve nga e gjithë bota që të shkonin në Ukrainë dhe të luftonin si pjesë e legjionit ndërkombëtar kundër ushtrisë ruse.

Zëdhënësi Damien Magrou ka mohuar sot akuzat se luftëtarët ishin mercenarë.

“Vullnetarët janë pjesë e forcave të armatosura të Ukrainës, të financuara nga fondet e buxhetit të mbrojtjes”, tha ai.

“Kjo ka të bëjë me të gjitha shpenzimet për akomodim, pagën e ushtarëve, armët dhe municionet. Sponsorët perëndimorë kanë financuar gjithashtu legjionin. Paratë vijnë nga drejtime të ndryshme dhe shpenzohen ekskluzivisht për pajisjet e ushtarëve tanë”, shtoi ai.

Sipas Moskës, mijëra luftëtarë të huaj janë vrarë deri më tani.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPOLONI – Deficiti i llogarisë korente zgjerohet në prill
Artikulli tjetërLokmen: Suksesi i reformës në drejtësi, ligjzbatueshmëria e institucioneve