TIRANË, 13 qershor/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare informoi sot se prodhimi ditor në HEC-et e kaskadës së Drinit, llogaritet 5944 MWh, ndërsa rezerva energjetike është 1112.9 GWh.
KESH bëri të ditur se, niveli i liqenit në hidrocentralin e Fierzës ka shkuar në 289.76 m nga 261 që zbriti në mesin e muajit mars.
“Prurjet natyrore në kaskadë janë 190 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 289.76 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 171.26 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 73.48 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bëri të ditur KESH.
Prurjet natyrore në HEC-in e Fierzës llogariten 110 m3/s, në HEC-in e Komanit 70 m3/s, ndërsa në atë të Vaut të Dejës, 10 m3/s.
/r.e/























