Ballina Ekonomi

Ibrahimaj: Bashkëpunim me USAID për zhvillimin ekonomik

TIRANË, 13 qershor /ATSH/ Shqipëria synon forcimin e bashkëpunimit me Qeverinë Amerikane në fushën e zhvillimit ekonomik.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, priti në një takim drejtoreshën e Misionit të USAID në Shqipëri, Michere Kawas.

“Diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit veçanërisht për ato programe që mund të ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të vendit”, u shpreh Ibrahimaj.

Ministrja gjatë këtij takimi vlerësoi kontributin që misioni i USAID ka dhënë ndër vite, për ekonominë shqiptare.

“USAID  ka dhënë ndër vite kontribut sa i përket ngritjes së kapaciteteve institucionale dhe forcimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri”, deklaroi Ibrahimaj. /j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLokmen: Suksesi i reformës në drejtësi, ligjzbatueshmëria e institucioneve
Artikulli tjetërKIEV – Zelensky zotohet të rimarrë Krimenë