Ballina Aktualitet

Nano-Schaef: Rritje e bashkëpunimit mes policisë shqiptare me atë gjermane

TIRANË, 12 qershor /ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano priti sot në një takim delegacionin e  Policisë Federale gjermane, të kryesuar nga Mathias Schaef, Drejtor i Departamentit për Luftën Kundër Kriminalitetit, i cili po zhvillon një vizitë në Policinë e Shtetit në kuadër të projektit ndërkombëtar “SCOPE”.

Në fokus të takimit ishte lufta e përbashkët kundër krimit të organizuar, terrorizmit, pastrimit të parave, korrupsionit dhe sekuestrimit të aseteve të grupeve kriminale, që kanë burim veprimtaritë kriminale.

Nano dhe Schaef vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Policisë shqiptare dhe asaj gjermane, bashkëpunim që konsiston në mbështetje logjistike, asistencë teknike, si dhe në zhvillime të operacioneve të përbashkëta për goditjen e krimit të organizuar.

Gjatë takimit u dakordësua që ky bashkëpunim të forcohet më tej, duke vendosur kontakte jo vetëm në nivele drejtuese por edhe në nivele zbatuese, me qëllim që të arrihet një bashkëpunim sa më i drejtpërdrejtë, për të hetuar dhe goditur në kohë, veprimtarinë kriminale të personave dhe grupeve kriminale që operojnë në fushën e krimit të organizuar, terrorizmit dhe pastrimit të parave.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUKRAINË – Elon Musk i ofron ”Starlink” shërbimit sekret
Artikulli tjetërReja dhe Hysaj para miqësores me Estoninë: Kemi dy ndeshje ku duhet të tregojmë forcën tonë