Ballina Bota

KIEV – Zelensky: Agresioni rus kërcënim për të gjithë botën

KIEV, 9 qershor /ATSH-ANSA/ – Bota duhet të ndalojë agresionin e Rusisë që është një kërcënim për të gjithë botën, deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke folur në këshillin ministror të OECD-së, të kryesuar këtë vit nga Italia.

Fjalimi i Zelensky u përshëndet me duartrokitje nga delegacionet e pranishme.

Nga ana e tij, sekretari i përgjithshëm i OECD, Mathias Cormann, përshëndeti “forcën dhe guximin” e Zelenskyt dhe pranoi ftesën e presidentit ukrainas për ta takuar atë në zyrën e OECD në Kiev.

“Jam mirënjohës për punën që po bëni për të mbrojtur vlerat tona. Ndërprerja e anëtarësimit të Rusisë në OECD duke mbyllur zyrat tuaja në Moskë duhet të jetë shembull për institucionet e tjera ndërkombëtare”, theksoi Zelensky.

“Ne duhet të përdorim të gjitha mjetet që kemi për të ushtruar presion mbi Rusinë dhe për të ndaluar politikat e saj agresive’’, shtoi ai.

”Rusia është një kërcënim për të gjithë botën. Hapja e zyrës së OECD në Kiev është një sinjal i rëndësishëm dhe falënderoj presidentin Cormann për këtë vendim’’, shtoi ai.  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDollari amerikan dhe euroja forcohen në raport me lekun
Artikulli tjetërSigurimi i rezervave ushqimore për 3 muaj, Ibrahimaj: Garancia sovrane mbështet biznesin