Ballina Aktualitet

AMA e KPM vizitë në Departamentin Amerikan të Shtetit

TIRANË, 8 qershor/ATSH/ Një delegacion i përbashkët i dy rregullatorëve të medias të Shqipërisë dhe Kosovës, përkatësisht Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) dhe Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), është duke zhvilluar një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përfaqësuesit e dy autoriteteve rregullatore, kryesuar nga Armela Krasniqi dhe Xhevat Latifi, zhvilluan një takim në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku u pritën nga Martin McDowell, drejtor i Zyrës për Europën Qendrore dhe Juglindore.

Dinamika e zhvillimeve në të dy autoritetet rregullatore, si dhe sfidat me të cilat ato përballen, u prezantuan gjatë takimit, ku u vu theksi tek garantimi i lirisë së medias dhe konkurrencës së ndershme në transmetimet audio/audiovizive, por edhe duke përmendur përpjekjet që bëhen për të evituar fenomenet e çrregullimit informativ, më shumë në formën e dezinformimit apo propagandës.

Të gjitha përpjekjet bëhen edhe më të domosdoshme duke pasur në vëmendje luftën në Ukrainë dhe dezinformimin, që është një kërcënim në vijimësi për të gjithë shoqëritë demokratike.

Sektori audiovizual u konsiderua si një hapësirë ku mund të bashkëpunohet me institucionet homologe apo subjekte të SHBA për të ndikuar dhe mbështetur projekte të përmirësimit të cilësisë dhe shumëllojshmërisë së përmbajtjevetë transmetuara, si dhe rritjes së standardeve të rregullimit të operatorëve të licencuar në treg.

Drejtori Mcdowell, duke falënderuar të dy kryetarët për punën që kryejnë institucionet rregullatore në Shqipëri dhe Kosovë, përcolli përshëndetjet më të mira të Grabriel Escobar, zëvendësndihmëssekretar i Zyrës për Çështje Europiane dhe Euroazinë.

Escobar për shkak të një axhende pune në rajon nuk mundi të përshëndeste personalisht delegacionet e AMA e KPM.

Takimet e përfaqësuesve të AMA dhe KPM në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZgjedhjet për kryetarët e rinj të degëve, Veliaj dhe Klosi në Rrogozhinë: Përfaqësim më i mirë për sfidat e ardhshme elektorale
Artikulli tjetërINSTAT: Çmimet e importit u rritën me 10.7 % në tremujorin e parë