Ballina Bota

ATHINË – Situata e zjarreve nën kontroll

ATHINË, 6 qershor /ATSH-ANA/- Zjarri që shpërtheu sot në komunën e Shpatanj-Lucë, është nën kontroll, njoftoi Brigada e Zjarrfikëses.

Zjarri shpërtheu rreth orës 12:30 në kryqëzimin e rrugëve Makedonomachon dhe Nikitara, pranë një zone të banuar.

Rreth 42 zjarrfikës dhe një ekip i terrenit me 16 makina zjarrfikëse, 2 avionë zjarrfikës, 1 helikopter dhe rezervuarë uji u vunë në funksion për të parandaluar perhapjen e flakëve.

Brigada e zjarrfikësve ka vijuar me regjistrimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri në periferi të Athinës, Glyfada dhe Voula një ditë më parë, ndërsa zjarrfikësit kanë qëndruar në zonë në gatishmëri.

Dëmet e regjistruara deri më tani janë kufizuar në një zonë, në Ano Voula ku janë dëmtuar 10 banesa, një makinë dhe një motoçikletë janë djegur plotësisht ndërsa dy makina të tjera janë dëmtuar.

Avionët bombardues me ujë u ngritën nga Elefsina pasditen e së dielës për të kryer vëzhgime dhe për të hedhur ujë në zonat e paarritshme, në mënyrë që të ndihmonin forcat në terren.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUniversiteti i Tiranës rihap studimet për doktoraturat
Artikulli tjetërVakancat në Gjykatën Kushtetuese, Meta letër Lames: Jepini informacione KED për kandidatët