TIRANË, 4 qershor/ATSH/ Projekti “Qytetit i ëndërrave të mia” nga nxënësit e Kukësit, u shpall një ndër finalistët e programit “Green Skills Awards 2022”.
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë uroi projektin fitues, i cili synon të vendosë një qasje miqësore mes mjedisit dhe zhvillimit urban.
Projekti fokusohet në burimet e rinovueshme të energjisë dhe zgjidhjet e qëndrueshme.
Në kuadër të programit “Green Skills Awards 2022”, Fondacioni Evropian i Trajnimit (ETF) ka shpallur thirrjen për shembuj praktikash të mira mbi fuqizimin e tranzicionit të gjelbër.
Thirrja synon të mbledhë histori rreth mënyrës sesi edukimi, trajnimi dhe zhvillimi i aftësive po mbështesin zhvendosjen drejt ekonomive dhe shoqërive të qëndrueshme, të pastra, neutrale ndaj karbonit./m.m/






















