Ballina Flash

Kurti takohet me ambasadorin Abbott

PRISHTINË, 30 maj /ATSH/ Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë Nicholas Abbott me të cilin bisedoi mbi marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, kulturës dhe sundimit të rendit e ligjit.

Duke biseduar për çështje të sigurisë, u theksuan sfidat që vijnë nga agresioni rus në Ukrainë dhe lufta e zgjatur shkatërrimtare.

Duke shprehur mirënjohjen e Qeverisë së Kosovës për ndihmën dhe përkrahjen që Britania e Madhe ia ka dhënë vendit tonë, kryeministri Kurti ritheksoi përkushtimin për thellim të mëtejmë të partneritetit dhe aleancës së ndërsjellë. ​

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUKRAINË – Rusia përgatitet për një sulm në shkallë të gjerë në Slovyansk
Artikulli tjetërFestivali “Start-Up City”, Muzhaqi: 62 projekte aplikuese, 11 finalistë