PARIS, 28 maj /ATSH/ – Real Madrid fitoi sot Champions League pas triumfit kundër Liverpoolit me rezultatin 1-0, sipas pamjeve televizive.
Ndeshja filloi 36 minuta me vonesë për shkak të problemeve me organizimin, sidomos me hyrjen e tifozëve.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin 0-0.
Në pjesën e dytë, Vinicius shënoi për Realin (59′), pas një kundërsulmi te realizuar mjeshtërisht.
Ndeshja e zhvilluar në ”Stade de France”, u gjykua nga Clement Turpin.
Ai gjykoi vitin e kaluar edhe finalen e Europa League mes Villareal dhe Manchester United, në qytetin polak të Gdanskut.
Ndërkohë, VAR-i ishte nën drejtimin e francezit Jerome Brissard, i ndihmuar po nga francezi, Willy Delajod dhe nga dy italianët, Masimiliano Irrati dhe Filipo Meli./ a.jor.












