Ballina Flash

Parashikimi i motit, 27 maj 2022

TIRANË, 27 maj /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot moti parashikohet kryesisht i kthjellët por edhe me alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera herës deri të dendura. Vranësirat e dendura më tepër do jenë prezente në relievet e larta malore në lindje të territorit.

Përgjatë relieveve të larta malore të vendit nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Era do fryjë në drejtimin juglindje – jugperëndim me shpejtësi 1-5 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 7-9 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.                

Temperaturat parashikohen:.

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 18/34 Re diell
Kukës 17/33 Re diell shi rrufe
Lezhë 18/33 Re diell
Dibër 16/32 Re diell shi rrufe
Durrës 20/32 Re diell
Tiranë 21/35 Re diell
Elbasan 20/35 Re diell shi rrufe
Berat 17/35 Re diell
Vlorë 21/34 Re diell
Korçë 18/31 Re diell shi rrufe
Gjirokastër 16/35 Re diell shi rrufe
Sarandë 17/32 Re diell

 

 

                                                               

                 

           

                          

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSTAMBOLL – Turqia shpall të nevojshme ofensivën ushtarake në Siri
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/5/2022