Ballina Flash

​Katër raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 27 maj /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 392 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

“Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.080. Në total numri i rasteve aktive është 123. Në 24 orët e fundit janë dhënë 71 doza të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.862 doza të vaksinës. Deri më sot 822.985 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.687 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, thekson njoftimi.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKIEV – Kuleba: Asnjë tregues i gatishmërisë së Rusisë për bisedime me Ukrainën
Artikulli tjetërBalla: Do emërohen 22 magjistratë për plotësimin e vakancave