Ballina Ekonomi

KESH: Rezerva energjetike në kaskadën e Drinit, 1047.6 GWh

TIRANË, 26 maj/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare informoi sot se prodhimi ditor në HEC-et e kaskadës së Drinit, llogaritet 4412 MWh, ndërsa rezerva energjetike është 1047.6 GWh.

KESH bëri të ditur se niveli i liqenit në hidrocentralin e Fierzës ka shkuar në 288.12 m nga 261 që zbriti në mesin e muajit mars.

“Prurjet natyrore në kaskadë janë 370 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 288.12 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 172 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 73.48 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bëri të ditur KESH.

Prurjet natyrore në HEC-in e Fierzës llogariten 140 m3/s, në HEC-in e Komanit 110 m3/s, ndërsa në atë të Vaut të Dejës, 10 m3/s.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Krenar për përshtypjet fantastike që la Shqipëria në sytë e mbarë Europës
Artikulli tjetërTirana i kthehet normalitetit, Veliaj: Mirënjohës punonjësve të qytetit