Ballina Bota

BRUKSEL – BE blen vaksinën kundër lisë së majmunit

BRUKSEL, 26 maj /ATSH-AA/ – Ministrja e Shëndetësisë së Spanjës, Carolina Darias deklaroi se 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë vendosur blerjen e antiviralit dhe vaksinës kundër rasteve të lisë së majmunit (monkeypox).

Në një deklaratë për media, Darias tha se Imvanex një variant i vaksinës së lisë, i prodhuar nga kompania daneze Bavarian Nordic dhe e miratuar nga Agjencia Evropiane Farmaceutike do të blihet për t’u përdorur në rastet e lisë së majmunit në BE.

Ministrja spanjolle nuk ka ndarë ende ndonjë informacion lidhur me atë se në cilat mosha dhe grupe pacientësh do të aplikohet vaksina në fjalë.

Spanja aktualisht njihet si vendi ku janë shënuar më shumë të lisë së majmunit në Evropë.

Sipas të dhënave të fundit të ministrisë, në Spanjë janë konfirmuar 59 raste të lisë së majmunit./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMOTO GP – Anulohet ”Çmimi i Madh i Finlandës” për shkak të situatës gjeopolitike
Artikulli tjetërShqipëria prezente me togë në Bullgari, miratohet sigurimi i jetës personelin ushtarak në misione jashtë vendit