Ballina Flash

Rama ndan ftesën e “Romës” për të ndjekur finalen në Tiranë

TIRANË, 24 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një postim të Klubit Sportiv të Romës, ku ftohen tifozët të vijnë në Tiranë për të ndjekur finalen e UEFA Conference League.

“Mirëmëngjes! Hajdeni, hajdeni”, u shpreh Rama në postim në rrjetet sociale, ndërsa ndau postimin e veçantë të Klubit Sportiv të Romës, të cilët zgjodhën një foto nga eksodi i shqiptarëve drejt Italisë në mars 1991 për të ftuar tifozët e tyre për të ndjekur ndeshjen në Tiranë.

Finalja e UEFA Conference League mes Romës dhe Feyenoord-it do të zhvillohet në 25 maj në Tiranë.

Ky konsiderohet një event i rëndësishëm sportiv jo vetëm për Italinë dhe Holandën, por edhe një festë e madhe për gjithë Shqipërinë./m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërkujtohet Imzot Jul Bonati, i dënuar nga regjimi komunist
Artikulli tjetërBERLIN – UNICEF: Mbikonsumimi po shkatërron mjedisin