Ballina Flash

Kurti fton Greqinë ta njohë Kosovën

PRISHTINË, 24 maj /ATSH/ Kryeministri Albin Kurti gjatë një adresimi në debatin e Greek House në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ka thënë se shpreson që Greqia sa më shpejtë t’iu bashkohet 22 shteteve të Bashkimit Evropian që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Duke folur për marrëdhëniet gjithnjë e më të mira dhe intensifikimin e bashkëpunimit, kryeministri Kurti tha se edhe takimet ndërmjet politikanëve të Greqisë dhe atyre të Kosovës janë shpeshtuar kohën e fundit. Ndërkohë që eksportet e Kosovës për në Greqi janë rritur 160 për qind.

“Afërsia gjeografike me Greqinë, por edhe kostoja e ulët e shpenzimeve krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, e bën Kosovën vend atraktiv për investime të kompanive greke”, tha kryeministri Kurti.

Po ashtu, shprehu besimin se Greqia mund të bëhet lidere në përshpejtimin e përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Ndryshe, Greqia është njëra nga pesë vendet e BE-së, së bashku me Rumaninë, Spanjën, Sllovakinë e Qipron që vazhdojnë të mos e njohin Kosovën.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Lajm i rremë, taksë dhe TVSH zero për biznesin e vogël deri në 2029
Artikulli tjetërHodaj dhe McAllister vizitojnë pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit