Ballina Bota

COVID-19 – BE miraton vaksinën përforcuese “Vaxzevria”

LONDËR, 23 maj /ATSH- DPA/- Gjigandi farmaceutik britanik “AstraZeneca” njoftoi sot se vaksina e saj Covid-19, “Vaxzevria”, ishte miratuar në Bashkimin Evropian si një dozë e tretë përforcuese tek të rriturit.

Vaksina tani mund të përdoret si një përforcues te pacientët të cilëve më parë kanë kryer një vaksinë primare ose e Vaxzevria ose e një vaksine mRNA Covid-19 të miratuar nga BE-ja.

Agjencia Evropiane e Mjekësisë (EMA) miratoi vaksinën pas një rekomandimi nga Komiteti për Produkte Medicinale për Përdorim Njerëzor, i cili shqyrtoi provat që demonstrojnë një reagim imunitar në rritje.

Vaksina “AstraZeneca” u krijua nga Universiteti i Oksfordit. Vaksinës i është dhënë një autorizim tregtimi i kushtëzuar ose përdorim emerhjent në më shumë se 125 vende. Gjithashtu,  “AstraZeneca” është regjistruar për përdorim emergjent nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Vaksina “Vaxzevria” është autorizuar si një përforcuese homologe për pacientët që më parë kanë kryer një vaksinë primare të “Vaxevria”, në Britaninë e Madhe dhe disa vende në Azi dhe Amerikën Latine. //a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë, vetëm 1 rast i ri me COVID-19
Artikulli tjetërKushi: Modele suksesi në bashkëpunimin me AADF në arsim