Ballina Flash

Parashikimi i motit, 22 maj 2022

TIRANË, 22 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot moti parashikohet  i kthjellët me vranësira kalimtare të pakta deri mesatare dhe kryesisht në zonën e veriut.

Në malësitë e qarqeve Shkodër, Kukës dhe Dibër në orët e mesditës deri ato të pasdites parashikohen reshje shiu lokale në formën e stuhive dhe rrebesheve afatshkurtër. Këto reshje shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Reshje shiu të dobëta në zonat përreth këtyre malësive.

Era juglindje – jugperëndim 1-3 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 4-8 m/sek.  Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:.

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 18/30 diell re
Kukës 15/25 diell
Lezhë 18/29 diell
Dibër 14/25 diell re
Durrës 18/29 diell
Tiranë 19/31 diell
Elbasan 18/32 diell re
Berat 13/31 diell
Vlorë 18/30 diell
Korçë 12/28 diell re
Gjirokastër 12/31 diell re
Sarandë 18/29 diell
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSiguria në Ballkanin Perëndimor, konferenca shkencore bën bashkë në Universitetin e Durrësit studiuesit nga rajoni
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 22/5/2022