Ballina Flash

12 raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 21 maj /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se, në 24 orët e fundit janë dhënë 113 doza të vaksinës kundër COVID-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.431 doza të vaksinës. Deri më sot 822.829 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.545 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.
“Nga 502 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 29 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.947. Në total numri i rasteve aktive është 213”, përfundon njoftimi.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUASHINGTON – Biden: Premisa për takim me liderin e Koresë së Veriut
Artikulli tjetërKIEV – Në 24 orët e fundit ushtria ruse ka humbur 150 ushtarë