Ballina Bota

FOKUS – Macron prezanton kabinetin e dyte qeveritar

PARIS, 20 maj /ATSH – DPA/ – Presidenti francez Emmanuel Macron dha një sinjal vazhdimësie në shpalljen e kabinetit të tij të ri për mandatin e tij të dytë, me fytyra të reja që trajtojnë portofolet e huaja dhe ato të mbrojtjes.

”Bruno Le Maire mbetet ministër i Ekonomisë dhe Financave, ndërsa Gérald Darmanin vazhdon të drejtojë ministrinë e Brendshme dhe Éric Dupond-Moretti ministrinë e Drejtësisë”, sipas Elysée.

Ministrja e re e Jashtme franceze do të jetë Catherine Colonna, ish-ambasadore franceze në Londër dhe ish-ministre e Evropës nën ish-presidentin Zhak Shirak.

Si pjesë e riorganizimit, ministri i ri i Mbrojtjes do të jetë Sébastien Lecornu, ish-ministër për Territoret jashtë shtetit.

Macron kishte emëruar më parë ish-ministren e punës Élisabeth Borne kryeministre të re të martën, duke shënuar vetëm herën e dytë në 30 vjet që Franca ka një grua në krye të qeverisë.

Nga 17 ministri, tetë do të drejtohen tashmë nga gra. /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOsmani: Kosova dhe Greqia të përkushtuara në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike
Artikulli tjetërVeliaj për zgjedhjen e Presidentit: Koha që kreu i shtetit të jetë esëll dhe të mos hapë luftë me partnerët amerikanë