TIRANË, 18 maj /ATSH/ Leku fitoi pikë në kursin e këmbimit valutor me të gjitha valutat kryesore ditën e mërkurë.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, leku fitoi terren sërish në kursin e këmbimit me euron dhe u këmbye me 120.4 Lekë, duke qëndruar pranë niveleve më të ulëta historike.
Dollari amerikan u këmbye me 114.44 lekë, ose 0.56 lekë më pak se një ditë më parë.
Ndërkohë paundi britanik u zhvlerësua me 1.47 lekë dhe zbriti në kuotën e 141.91 lekëve.
Monedha zvicerane zbriti në kuotën e 114.91 lekëve ose 0.54 lekë më pak, krahasuar me një ditë më parë.
| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 114.44 | -0.56 | |
| Euro | EUR | 120.40 | -0.12 | |
| Paundi Britanik | GBP | 141.91 | -1.47 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 114.91 | -0.54 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 88.58 | -0.37 | |
| Dollari Australian | AUD | 80.31 | -0.54 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 89.16 | -0.59 | |
| Korona Suedeze | SEK | 11.51 | -0.05 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 11.79 | -0.09 | |
| Korona Daneze | DKK | 16.18 | -0.02 | |
| SDR | SDR | 153.24 | -0.06 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 208219.00 | -1,957.94 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 2483.35 | -20.20 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 16.98 | -0.06 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 16.95 | -0.06 | |
| Lira Turke | TRY | 7.18 | -0.06 | |












