Ballina Aktualitet

Elezi: Takimi në Lushnjë me diskutime konkrete

TIRANË 17 maj /ATSH-I.Vata/ Kandidati për kryetar të PD-së Ibsen Elezi zhvilloi një takim me demokratët në selinë e Partisë Demokratike të degës së Lushnjës.

Në fjalën e tij, Elezi u shpreh se u shpreh se kandidimi është i vështirë sepse Sali Berisha është një staturë që vjen nga një drejtim politik 30-vjeçar. “E dyta, unë nuk i kam ato avantazhe që ka pasur Berisha që të komunikoj prej tre-katër muajsh me opinionin publik dhe demokratët”, tha ai.

“Takimi i sotëm në Lushnjë u tregua fare mirë si një takim i mirëfilltë që i vlen demokracisë brenda PD-së se diskutohet për gjëra konkrete reale. Këtu pashë një nivel që nuk e kemi në Këshillin Kombëtar të PD-së. Megjithatë unë kam hyrë në garë të jap modelin tim dhe do luftoj për këtë çështje sepse e kam çështje 5-vjeçare dhe nuk mund ta lë në gjysmë, për faktin se jemi në kushte të pabarabarta”, tha Elezi.

Partia Demokratike zgjedh kryetarin e ri në 22 maj me votën e anëtarësisë. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKushi me përfaqësues të BB-së: Bashkëpunim në digjitalizim dhe teknologji
Artikulli tjetërBRUKSEL – Borrell: Nuk do të njohim asnjë kilometër katror tokë ukrainase të marrë nga Rusia