TIRANË, 16 maj /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit ka pasur 78 të shëruar dhe asnjë humbje jete nga COVID-19.
Në informacionin për situatën në 24 orët e fundit, MSHMS theksoi se, janë kryer 453 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 6 qytetarë, në këto bashki: 3 në Tiranë, 3 në Pogradec.
“Janë 189 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2”, informon Ministria.
“Janë shëruar 78 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,935 që nga fillimi i epidemisë”, bën të ditur Ministria.
Statistika (16 Maj 2022)
Raste të reja ditore 6
Të shëruar në 24 orë 78
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 453
Testime totale 1,818,324
Raste pozitive 275,621
Raste të shëruara 271,935
Raste aktive 189
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 114
Fier 16
Shkodër 13
Elbasan 8
Berat 8
Lezhë 7
Korçë 6
Vlorë 5
Gjirokastër 5
Kukës 3
Durrës 2
Dibër 2
/a.a/












