Ballina Flash

Eklipsi i Hënës ofron pamje spektakolare

LONDËR, 16 maj /ATSH/ – Vëzhguesit e yjeve u hasën duke u gdhirë dita e sotme me një pamje të jashtëzakonshme.

Një Hënë të kuqe si gjaku, sipas BBC.

Sipas astrologëve planeti ynë ishte i pozicionuar drejtpërdrejt midis Diellit dhe Hënës për disa minuta.

Në atë kohë Hëna ra plotësisht në hijen e Tokës, duke e kthyer përkohësisht në një nuancë të errët të së kuqes.

Ngjyra e saj u krijua nga rrezet e diellit të projektuara përmes atmosferës së Tokës në sipërfaqen me hije të Hënës.

Eklipsi hënor përkoi me një ngjarje të veçantë – një super Hënë, koha kur Hëna është më afër Tokës në orbitën e saj dhe për këtë arsye duket më e madhe se zakonisht.

Në Greqi, shikuesit u mblodhën në Tempullin e Poseidonit pranë Athinës për të vëzhguar hënën përpara eklipsit të plotë.

Në Evropë, fenomeni ishte i dukshëm vetëm për disa kohë për shkak të perëndimit të Hënës.

Por, në kontinentin amerikan, zonat me qiell të pastër kanë pasur një pamje më spektakolare./   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBujtina karakteristike në Berat shndërrohet në aktivitet agroturizmi
Artikulli tjetërKim: Shqipëria model, doli nga shtypja e po kontribuon për botën