BRUKSEL, 16 maj /ATSH- DPA/- Bashkimi Evropian duhet t’i dërgojë një mesazh Hungarisë për të rënë dakord për sanksione të reja ndaj importeve të naftës ruse, deklaroi sot në Bruksel ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.
“Nuk më takon mua të angazhohem në një betejë retorike me autoritetet hungareze, këtë duhet ta rregullojë vetë Bashkimi Evropian pasi ky është biznesi i tyre familjar”, tha Kuleba pas takimit.
“Është e qartë se çfarë po ndodh, kush po e vonon çështjen, por koha po ikën dhe Rusia çdo ditë vazhdon të fitojë para dhe t’i investojë këto para në luftë”, shtoi ai. //a.i/























