Ballina Flash

Parashikimi i motit, 15 maj 2022

TIRANË, 15 maj /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët si dhe me alternime vranësirash mesatare dhe hera herës deri të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites dhe kryesisht në relievet kodrinore-malore.

Në këto relieve në orët e nxehta të ditës parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Hera herës këto reshje në relievet e larta malore do jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim- veriperëndim 1-7 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/27 Diell re
Kukës 10/26 Diell re
Lezhë 13/27 Diell
Dibër 10/25 Diell re
Durrës 15/26 Diell
Tiranë 15/28 Diell re
Elbasan 13/28 Diell re shi dobët
Berat 10/28 Diell re shi dobët
Vlorë 12/27 Diell
Korçë 10/24 Diell re shi
Gjirokastër 10/27 Diell re shi dobët
Sarandë 9/24 Diell

 

 

                                                               

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama për median greke pas takimit me Skrekas: Plane të përbashkëta bashkëpunimi në sektorin energjetik
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 15/5/2022