BERLIN, 14 maj /ATSH-DPA/- Fluksi i refugjatëve ukrainas që mbërrijnë në Gjermani po ngadalësohet, sipas ministres së Brendshme gjermane Nancy Faeser.
“Për momentin vetëm rreth 2000 refugjatë ukrainas mbërrijnë në Gjermani në ditë. Në mes të marsit u regjistruan rreth 15 000 refugjatë në ditë”, tha Faeser për “Rheinische Post”.
“Në të njëjtën kohë, rreth 20 000 refugjatë, duke përfshirë disa që kishin qenë në Gjermani, po ktheheshin në vendin e tyre çdo ditë përmes kufirit ukrainas me Poloninë”, shtoi ajo.
Gazeta “Welt am Sonntag” raportoi se në mbarë vendin qe nga fillimi i sulmit rus më 24 shkurt ishin regjistruar 727 205 refugjatë ukrainas.
Duke cituar Ministrinë e Brendshme gjermane, gazeta tha se 98.3% e refugjatëve të regjistruar ishin shtetas ukrainas dhe 81% e tyre ishin gra.
Regjistrimi është një parakusht për marrjen e përfitimeve shtetërore.
Numri i saktë i refugjatëve që kanë arritur në Gjermani është i vështirë të dihet pasi nuk kryhen kontrolle në kufijtë e brendshëm të BE-së dhe ukrainasit kanë të drejtë të qëndrojnë në vend për 90 ditë pa vizë.//a.i/























