TIRANË, 13 maj /ATSH/ Shkolla e Mesme e Bashkuar “Haxhi Qira” në Borizanë është rindërtuar nga e para.
Kjo shkollë shërben për 470 nxënës, të cilët zhvillojnë mësim në ambientet e reja të rindërtuara me kushte bashkëkohore.
Shkolla ka 21 klasa, 5 laboratorë, palestër, fushë të hapur sporti dhe standardet më të mira të infrastrukturës mësimore.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot foto nga kjo shkollë, që është rindërtuar nga e para, pas rrënimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
“Borizanë – Kjo është Shkolla e Mesme e Bashkuar “Haxhi Qira” e rindërtuar nga e para për 470 nxënës, me 21 klasa, 5 laboratorë, palestër, fushë të hapur sporti dhe standardet më të mira të infrastrukturës mësimore”, u shpreh Kryeministri Rama.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























