Ballina Bota

BERLIN – Scholz kërkon bisedime të reja me Putinin

BERLIN, 13 maj /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman, Olaf Scholz u tha ligjvënësve se dëshiron të zhvillojë bisedime të reja me presidentin rus Vladimir Putin, sipas pjesëmarrësve në një takim të komitetit të mbrojtjes në Bundestag në Berlin.

“Kancelari njoftoi gjithashtu një nismë të re për bisedimet me Putinin”, tha ligjvënësi Wolfgang Hellmich i social-demokratëve.

“Scholz tha se nuk kishte kuptim të flitej me Putinin përpara fjalimit të tij të Ditës së Fitores, më 9 maj, ndërsa vuri në dukje se konflikti nuk mund të zgjidhej pa dialog”, sipas Hellmich.

Scholz ka folur disa herë në telefon me Putinin, pas fillimit të luftës në Ukrainë më 24 shkurt, por më pas nuk kanë pasur më kontakte./  /a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTransformim i kompleksit të kolaudimit të mjeteve në Fier, përfitojnë 67 mijë drejtues
Artikulli tjetërShqipëria mbështetje Ukrainës në rezistencën e saj për të qenë vend i lirë e sovran