Ballina Flash

21 raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 13 maj /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 143 doza të vaksinës kundër COVID-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.642 doza të vaksinës. Deri më sot 822.516 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.264 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, theksohet në njoftim.
“Nga 635 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.717. Në total numri i rasteve aktive është 351”, vijon njoftimi.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDASH: Kosova dhe Serbia i zgjedhin vetë prioritetet për politikë të jashtme
Artikulli tjetërFOKUS – Shpresa të vakëta për bisedimet ruso-ukrainase të paqes