TIRANË, 12 maj /ATSH/ Yield-i mesatar për obligacionet 15-vjeçare, në ankandin e fundit u rrit në 6.9%, nga yield-i prej 5.84% i rihapjes së parë që ishte zhvilluar në muajin shkurt.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në këtë ankand u shitën 1.27 miliardë lekë nga 2 miliardë lekë që ishte vlera e obligacioneve të nxjerra në shtije nga Ministria e Financave.
Obligacionet 15 vjeçare janë titujt e borxhit më afatgjatë të emetuara ndonjëherë nga qeveria shqiptare dhe u emetuan për herë të parë në nëntor 2021.
Ankandi i nëntorit 2021 kishte qëllim testimin e tregut, që reagoi mjaft pozitivisht.
Sipas BSH-së, gjatë dy muajve të fundit normat e interesit në tregun primar të letrave me vlerë të qeverisë kanë shfaqur një tendencë në rritje, ndërkohë që pjesëmarrja e investitorëve në ankande ka qenë më e ulët.













