TIRANË, 12 maj /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa euroja humbi terren lehtë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 1.45 pikë dhe këmbehet me 115.68 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.01 pikë dhe këmbehet me 120.60 lekë.
Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, u dobësua me 0.63 lekë duke zbritur në kuotën 140.79 lekë.
Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 116.16 lekë, ose 0.60 lekë më shumë se ditën e mërkurë.
| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 115.68 | +1.45 | |
| Euro | EUR | 120.60 | -0.01 | |
| Poundi Britanik | GBP | 140.79 | -0.63 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 116.16 | +0.60 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 89.95 | +1.88 | |
| Dollari Australian | AUD | 79.37 | -0.71 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 88.68 | +0.54 | |
| Korona Suedeze | SEK | 11.41 | -0.05 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 11.71 | -0.16 | |
| Korona Daneze | DKK | 16.21 | -0.01 | |
| SDR | SDR | 154.90 | +1.95 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 214034.61 | +2,576.89 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 2461.67 | -25.72 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 17.03 | +0.03 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 16.95 | +0.01 | |
| Lira Turke | TRY | 7.51 | +0.05 | |























