Ballina Flash

Mbështetje financiare për startup-et dhe sipërmarrësit e rinj

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali tha se qeveria adresoj mbështetje të veçantë financiare për startup-et dhe sipërmarrësit e rinj.

Në konferencën për mediet, pas mbledhjes së qeverisë, Bilali informoi se, “Këshilli i Ministrave miratoi sot pesë vendimeve që plotësojnë totalisht kuadrin ligjor për mbështetjen e startup-eve”.

Sipas saj, këto vendime i hapin rrugë financimit të dy kategorive startup-eve dhe lehtësuesve që janë institucionet që ofrojnë shërbime për këto startup-e.

“Vendimet përcaktojnë qartë kriteret, fashat e përfitimit, si dhe lehtësitë që ofrohen për sipërmarrësit e startup-eve. Procesi nis me vetëdeklarimin online në e-Albania, pa pagesë dhe menjëherë gjenerohet pasaporta e startup-eve. Nga ky moment nis faza 24 mujore e marrjes së shërbimit One Stop Shop, ku përveç mbështetjes financiare startup-et do të marrin dhe këshillim falas”, deklaroi Bilali.

Ministrja tha se, me këto nisma ligjore, me sipërmarrësit e rinj hapim një kapitull tjetër të ri të mbështetjes. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLindi djalë në… koncertin e ”Metallica”-s!
Artikulli tjetërMiratohet vendimi për kodifikimin e programeve të studimit