Ballina Flash

Ankand për një bluzë të… Zelenskyt!?

ROMË, 7 maj /ATSH-ANSA/ – Një bluzë e famshme ngjyrë kaki e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky u shit për rreth 105 000 euro, në një ankand të Christie’s në Londër për mbledhje fondesh për Ukrainën.

Kryeministri britanik, Boris Johnson u bëri thirrje qytetarëve që ”të shpenzojnë shumë për këtë bluzë”.

”Zelensky është një nga liderët më të jashtëzakonshëm të kohëve moderne”, deklaroi Johnson.

Ndër objektet e paraqitura në ankand është edhe një brokë në formën e një gjeli, që Johnson e kishte marrë si dhuratë gjatë vizitës në Kiev./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPrej 1 Majit, 77 shërbime të Policisë ofrohen online në e-Albania
Artikulli tjetërRama: Lagjja e re në Marikaj me 7 pallate për 102 familje