Ballina Bota

POLONI – Morawiecki: Përpjekje globale për rindërtimin e Ukrainës

VARSHAVË, 5 maj /ATSH-PAP/ – Rindërtimi i Ukrainës nga shkatërrimet e luftës duhet të jetë një përpjekje globale, deklaroi kryeministri polak, Mateusz Morawiecki përpara fillimit të Konferencës Ndërkombëtare të Donatorëve për Ukrainën.

Qëllimi i konferencës së sotme bashkorganizuar nga Polonia dhe Suedia, është mbledhja e fondeve për mbështetjen humanitare për Ukrainën.

Një mbledhje e mëparshme fondesh në muajin prill, gjithashtu në Varshavë, rezultoi në mbi 10 miliardë euro për Ukrainën.

”Rindërtimi i Ukrainës nga shkatërrimet e luftës është një përpjekje e madhe në të cilën ne duam të përfshijmë të gjithë botën. Aty ku trupat e Putinit lënë vdekjen dhe shkatërrimin, qytetet ukrainase do të jenë përsëri plot jetë”, shkroi Morawiecki në Facebook.

“Së bashku me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kreun e Këshillit Evropian Charles Michel, kryeministrat e Ukrainës Denys Shmyhal, Suedisë Magdalena Andersson, atë të Finlandës Sanna Marin, do të themi se si komuniteti ndërkombëtar, jo vetëm niveli shtetëror por mbi të gjitha kompanitë, OJQ-të dhe subjektet private, po  ndihmojnë financiarisht dhe logjistikisht”, shkroi Morawiecki./  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjyqtarja Anila Capo dha dorëheqjen, KPK i ndalon emërimin në organet e drejtësisë për 15 vite
Artikulli tjetër3 ish-punonjës të Policisë, rënë në detyrë, varrosen tek “Dëshmorët e Kombit”