Ballina Flash

Algat e Mesdheut si ”serbatorë” karboni

ROME, 3 maj /ATSH /- Posidonia oceanica, algat tipike të Mesdheut, konfirmohen si lojtarë themelorë në lojën e kapjes dhe ruajtjes së karbonit: përveç atij të ruajtur në indet e tyre, ato grumbullojnë një sasi të madhe të tij edhe në formën e sheqernave të nxjerra nga rrënjët në përqendrime 80 herë më të mëdha se sa mendohej më parë.

Zbulimi vjen nga një studim i botuar në revistën ”Nature, Ecology & Evolution” dhe i koordinuar nga Instituti Gjerman ”Max Planck” për Mikrobiologjinë Detare në Bremen.

“Rezervat e tilla të bollshme të sheqerit janë befasuese. Kjo do të thotë se bima kontribuon në kapjen e karbonit gjatë gjithë jetës së saj”, theksojnë studiuesit, të udhëhequr nga Maggie Sogin, të cilët analizuan mostrat e ujit të marra në preri të ndryshme në Mesdhe, në Karaibe dhe në detin Baltik, duke gjetur përqendrime të larta të papritura të saharozës pranë rrënjëve.

Analiza e ADN-së së baktereve që jetojnë në sedimentet nën prerje tregoi gjithashtu se, megjithëse 80% e ADN-së së rikuperuar përmban gjene që degradojnë saharozën, ato janë gjene aktive në 64% të rasteve.

“Posidonia prodhon komponime që pengojnë aktivitetin mikrobik prandaj vetëm një pjesë e vogël e depozitave të sheqerit degradohet”, thekson studiuesi.

“Studimi konfirmon rëndësinë e këtyre bimëve, por nxjerr në pah edhe dëmet e shkaktuara nga aktivitetet njerëzore që i shqetësojnë: ato jo vetëm që ndikojnë në shumë shërbime të ekosistemit të ofruara nga posidonia, por edhe rrezikojnë t’i ekspozojnë ato ndaj erozionit, duke shkaktuar kështu çlirimin e karbonit. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTeknologjia e informacionit, Veliaj: Sfida jonë, të kemi 10 mijë kodues në Tiranë
Artikulli tjetërRama: Të veprojmë bashkë sa s’është vonë kundër ndotjes mjedisore