Ballina Bota

SHBA – Pentagoni: Lufta e Putinit përbuzje e plotë për jetën e civilëve ukrainas

UASHINGTON, 30 prill /ATSH-DPA/- Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, John Kirby, akuzoi presidentin rus Vladimir Putin për “përbuzje të plotë” për jetën e civilëve ukrainas.

Lufta e Rusisë në Ukrainë është e “llojit më të ftohtë dhe më të shthurur”, u tha Kirby gazetarëve në konferencën e tij të përditshme.

“Unë nuk mendoj se ne e vlerësuam plotësisht shkallën në të cilën ai do të kishte parë atë lloj dhune dhe mizorie”, shtoi ai.

Kirby po i përgjigjej pyetjes së një gazetari ”nëse mendonte se Putin ishte një aktor racional”.

Zëdhënësi i Pentagonit tha se ai nuk ishte psikolog dhe nuk mund të vlerësonte se çfarë po ndodhte në mendjen e presidentit rus, por se ishte treguar “shthurje” ndaj civilëve.

“Është e vështirë të shikosh se çfarë po bën ai në Ukrainë, çfarë po bëjnë forcat e tij në Ukrainë dhe të mendosh se çdo individ etik dhe moral mund ta justifikojë atë”, shtoi ai. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakChiellini nuk do të luajë më me kombëtaren
Artikulli tjetërSpitale edhe për… elefantë!