LONDËR, 29 prill /ATSH/ – Presidenti amerikan, Joe Biden i ka kërkuar Kongresit 33 miliardë dollarë si ndihmë ushtarake, ekonomike dhe humanitare për të mbështetur Ukrainën gjatë pesë muajve të ardhshëm, sipas BBC.
Biden tha se miratimi i paketës nga ligjvënësit amerikanë ishte i një rëndësie të madhe.
Paketa përfshin një ndihmë ushtarake prej mbi 20 miliardë dollarësh, një ndihmë ekonomike prej 8,5 miliardë dollarësh dhe një ndihmë humanitare prej tre miliardë dollarësh.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së António Guterres vizitoi dje Kievin ndërsa theksoi se Këshilli i Sigurimit i organizatës së tij kishte dështuar në parandalimin ose dhënien fund të luftës në Ukrainë, duke e cilësuar si një burim të madh zhgënjimi.
Dy raketa goditën kryeqytetin ndërsa Guterres po zhvillonte bisedime me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Ndërkohë, presidenti amerikan Joe Biden tha se do të ofronte nje ndihmë ushtarake prej 33 miliardë dollarësh dhe ndihma të tjera për Ukrainën, duke theksuar se SHBA-ja është e përgatitur për çdo veprim që mund të ndërmarrë Rusia.
Më herët Rusia paralajmëroi se dërgimi i armëve të rënda në Ukrainë kërcënonte sigurinë në Evropë.
Ndërsa aleatët perëndimorë të Ukrainës dhe Rusia kanë shkëmbyer akuza lidhur me armatosjen e Kievit, fakti që disa vende ende po tregtojnë gaz dhe naftë me Rusinë ka ndezur shumë polemika./ /a.i/























