TIRANË, 27 prill/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare informoi sot se prurjet në kaskadën e Drinit llogariten 430 m3/s, ndërsa prodhimi është 4666 MWh.
KESH bën të ditur se për hidrocentralin e Fierzës është vendosur që të ndalohet prodhimi prej gati një muaji, për të bërë të mundur rritjen e rezervës energjetike.
“Prurjet natyrore në kaskadë janë 430 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 281.03 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 170,34 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 73.38 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.
Prurjet natyrore në HEC-in e Fierzës llogariten 280 m3/s, në HEC-in e Komanit 140 m3/s, ndërsa në atë të Vaut të Dejës, 10 m3/s.
Sipas të dhënave të publikuara sot nga KESH, aktualisht prodhimi ditor në 2 HEC-et e kaskadës, Koman dhe Vau i Dejës, pasi në HEC-in e Fierzës nuk po prodhohet, llogaritet 4666 MWh, ndërsa rezerva energjetike është 795 GWh.
/r.e/












