Ballina Bota

FOKUS – ECDC: Rritet numri i rasteve të hepatitit misterioz

LONDËR, 27 prill /ATSH-AA/ – Ka shkuar në 190 numri i fëmijëve tek të cilët është zbuluar virusi i hepatitit me shkaktar të panjohur, i cili u shfaq në BM dhe u has në 12 vende brenda një kohe të shkurtër.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), në një konferencë për media informoi rreth rasteve të hepatitit që është në rritje në javët e fundit.

Duke bërë të ditur se ka shkuar në 190 numri i fëmijëve tek të cilët është zbuluar virusi i hepatitit me shkaktar të panjohur, ECDC tha se 140 prej tyre janë në vendet evropiane.

Sipas ECDC, rastet nuk janë të lidhura me njëri-tjetrin, prandaj tërheq vëmendjen se rritja e rasteve nuk është shkaktuar nga udhëtimi ndërkombëtar.

ECDC gjithashtu njoftoi se ende nuk është qartësuar lidhja e rasteve të hepatitit me Covid-19 ose adenovirusin.

Fillimisht, virusi u zbulua në BM më 5 dhe 8 prill, ndërsa nga 21 prilli është shpërndarë në 11 vende.

Së fundmi sot u zbulua edhe tek një fëmijë në Japoni.

Rastet e hepatitit misterioz

Tek fëmijë të diagnostikuar me virusin në një muaj të fundit janë hasur simptoma të tilla si verdhëza, diarre, të vjella dhe dhimbje barku, ndërsa 17 fëmijë kanë pësuar inflamacion të rëndë të mëlçisë të cilët janë trajtuar me transplant të saj.

Përshkrimi i sëmundjes si “misterioze” ose “me shkaktar të panjohur” solli në kujtesë virusin e Covid-19./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama publikon pamjet e rrugës së Parkut të Apolonisë: Bukuri e rrallë, lehtësisht e arritshme
Artikulli tjetërRikthehet për të dytin vit “TIRANATHLON”, Veliaj: Bashkohu edhe ti në Liqenin e Farkës