Ballina Flash

Parashikimi i motit, 23 prill 2022

TIRANË, 23 prill/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë edhe për ditën e nesërme do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike ndikuar nga masa ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe alternime kthjellimesh.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave kryesisht ne veri dhe qendër. Në pjesën e dytë të ditës do të ketë ndërprerje të reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje  dhe shpejtësi mesatare 1-10m/s. Dallgëzim në det me forcën 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 9/18 Re shi diell
Kukës 8/16 Re shi diell
Lezhë 11/18 Re shi diell
Dibër 7/20 Re shi diell
Durrës 10/21 Re shi diell
Tiranë 13/23 Re shi diell
Elbasan 10/21 Re shi diell
Berat 9/23 Re shi diell
Vlorë 16/20 Re diell
Korçë 8/17 Re diell
Gjirokastër 9/21 Re diell
Sarandë 8/22 Re diell

      

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPeleshi: Tërmeti në Bosnjë-Hercegovinë ndihet në disa qytete të vendit, nuk raportohen dëme
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 23/4/2022