Ballina Flash

Çuçi: Bypass-i Beratit drejt përfundimit

TIRANË, 23 prill /ATSH – I. Vata/ Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka vizituar sot nga afër punimet në bypass-in e Beratit, i cili është drejt përfundimit.

Çuçi thekson se bypass-i i Beratit ka hyrë tashmë në fazën e fundit për të qenë shumë shpejt një tjetër investim i realizuar dhe i mezipritur nga banorët për vite me radhë.

“Lehtëson pa masë qarkullimin e mjeteve dhe kompleton infrastrukturën që duhet të ketë një qytet turistik. Rikualifikimi i kësaj zone përveçse shmang lëvizjen e mjeteve të rënda në hapësirën urbane të qytetit, si dhe krijon një arterie tjetër komunikimi për lagjen “Uznovë”, do të ketë gjithashtu impakt të madh në rritjen e vlerës së pronës dhe nxitjen e sipërmarrjeve të reja”, tha ai.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalluku: Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë
Artikulli tjetërTwitter do të ndalojë publikimet e mohuesve të ndryshimeve klimatike