TIRANË, 22 prill/ATSH/ Rreth 882 pacientë kanë përfituar falas shërbimin e Paketës së Kataraktës në 3 muajt e parë të vitit 2022.
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor thekson se zgjerimi i shërbimeve shëndetësore falas ka ulur shpenzimet e qytetarëve dhe rritur cilësinë e jetës.
“882 pacientë kanë përfituar Paketën e Kataraktës dhe lentet falas 3 muajt e parë të 2022-shit. Kemi zgjeruar financimin dhe shkurtuar listën e pritjes”, thekson FSDKSH.
Sipas Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, zgjerimi i shërbimeve shëndetësore falas ka ulur shpenzimet nga xhepat e qytetarëve.
Më parë një ndërhyrje e tillë kushtonte rreth 35 mijë lekë të reja/lente, sot ndërhyrja dhe lentet janë falas. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor thotë se ky është një hap përpara drejt mbulimit shëndetësor universal.

/k.s/r.e/























