Ballina Bota

BRUKSEL – Michel i kërkon Putinit armëpushim në Ukrainë

BRUKSEL, 22 prill /ATSH-DPA/ – Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel i kërkoi presidentit rus, Vladimir Putin, gjatë një bisede telefonike, që të binte dakord për një armëpushim në Ukrainë me rastin e Pashkëve ortodokse.

Një zyrtar i BE-së, duke folur në kushte anonimati, tha se Michel zhvilloi me Putinin një bisedë të hapur dhe të drejtpërdrejtë lidhur me papranueshmërinë e pushtimit rus të Ukrainës.

Michel njoftoi në Twitter se i kishte bërë thirrje Putinit të lejonte një qasje të menjëhershme humanitare dhe një kalim të sigurt nga Mariupoli dhe qytete të tjera të rrethuara në Ukrainë./ /a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPanairi Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor, Gjinushi: Mundësi për institucionalizimin e një rrjeti kombëtar
Artikulli tjetërInflacioni në Shqipëri ndër më të ulëtit në Europë