Ballina Bota

BERLIN – Scholz: Do të bëj gjithçka për të shmangur një luftë botërore

BERLIN, 22 prill /ATSH-ANSA/ – Unë do të bëj çdo gjë për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit, që mund të çojë në një luftë të tretë botërore, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz në një intervistë për “Der Spiegel”, lidhur me dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë.

“Çështja, që aktualisht po diskutohet ashpër në Gjermani, nuk trajtohet mbi bazën e ndjenjës së frikës, por mbi bazën e përgjegjësisë politike”, theksoi Scholz.

Gjermania eksportoi armë me vlerë 1,5 miliardë euro (1,6 miliardë dollarë) në 2021, vlera më e lartë që nga viti 2017, sipas shifrave të publikuara nga Ministria gjermane e Ekonomisë.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë, eksportet e armëve shënuan një rritje në vitin 2021, i treti vit radhazi.

Eksportet arritën një total prej 1,38 miliardë euro në vitin 2020.

Vitin e kaluar, Gjermania eksportoi armë në 10 vende kryesore si, Egjipti, Izraeli, Katari, Turqia, Britania e Madhe, Norvegjia dhe vendet e BE-së, Italia, Holanda, Letonia dhe Austria./ /a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKryemadhi: Konventa e 25 korrikut do zgjedhë ekipin drejtues
Artikulli tjetërKosovë, 14 raste të reja me COVID